Prizreni me kënde lojërash për personat me aftësi të kufizuara

Në lagjen Marash të Prizrenit, ndodhet parku me kënde lojërash e pajisje të ndryshme rekreativo-sportive për qytetarët.

Në po këtë hapësirë, “Ec ma ndryshe” në bashkëpunim me Organizatën e Personave me Distrofi Muskulare, kanë vendosur luhatëset për personat me aftësi të kufizuara.

E gjithë kjo nismë sipas Eroll Shabanit, erdhi duke parë mungesën e gjithpërfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në aktivitete.

“Lufta më e madhe e OJQ-së momentalisht është gjithpërfshirja e cila mungon faktikisht, qoftë nga niveli lokal qoftë nga niveli qendror, andaj EC-i ka dashur që në dy lokacione, në Marash dhe në Parkun e Qytetit, në këndet e lojërave të vendosen dy luhatëse për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara. Janë punuar nga ‘Ec ma ndryshe’ faktikisht i kemi angazhuar mjeshtërit, por kemi marrë edhe sugjerimet e OPDMK”, ka thënë Shabani.

Më se e rëndësishme sipas përfaqësueses së OPDMK, është qasja ndaj kësaj kategorie.

Lokacioni i dytë ku janë vendosur luhatëse të tilla është Parku i Qytetit, hapësirë kjo mjaft e shfrytëzuar nga qytetarët.

Por, sipas Shabanit, vetëdijesimin për ruajtjen e këtyre këndeve nga dëmtimi, nuk është në nivel të kënaqshëm.

Kënde të tilla të krijuara së fundi në Prizren, janë mundësi e mirë e përfshirjes së plotë të kategorisë së personave me aftësi të kufizuara në aktivitete të ndryshme.

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Lajmet e Fundit