14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Prizreni mundëson pagesën me këste të taksës administrative për lejet ndërtimore

Kërkesa e komunitetit të biznesit që merret me ndërtim të lartë në Prizren për mundësimin e pagesës me këste të taksës administrative për lëshimin e lejeve ndërtimore, është miratuar nga shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit.

Këshilltarët që kanë kërkuar mbështetje për këtë vendim kanë theksuar se me këtë formë të pagesës krijohen lehtësira për këtë sektor, që është goditur nga pandemia COVID-19.

Por përfaqësuesi i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor ka shprehur qëndrimin se një vendim i tillë krijon ndërlikime administrative dhe financiare, dhe ka kërkuar kohë për gjetjen e një formule më të përshtatshme për zbatim në përputhje me nevojat e biznesit të ndërtimit të lartë.

Më Shumë

Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka theksuar se përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme me fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore,...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Lajmet e Fundit