-0.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Prizreni në karantinë, bëhet thirrje për shtim të kujdesit pas rasteve të reja me Covid-19

Drejtuesit e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren dhe të Drejtorisë komunale të Shëndetësisë, të hënën, kanë përsëritur thirrjet për respektim të masave e udhëzimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi sipas tyre javët në vijim janë kritike.

Drejtori i QRSHP-së, Fadil Kryeziu, ka pohuar se qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shtuar në 2-3 javët e ardhshme, raporton KOHA.

Ai ka shtuar se shpallja zonë karantine e Komunës së Prizrenit nuk është masë ndëshkuese.

Ndërkaq Koordinatori i Shtabit emergjent komunal dhe drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, lidhur me lëvizjen në zonën karantinë ka pohuar se në kohën kur nuk ka kufizim të lëvizjes, personat e caktuar mund të lëvizin, por brenda Komunës së Prizrenit.

Sipas tij, në karantinë vazhdon të jetë edhe fshati Korishë. Tutje ka shtuar se s’ka hapësirë për shqetësim, pasi që veprimtaritë ushqimore dhe të tjera do të vazhdojnë veprimtarinë.

Ndërkohë, me kërkesë të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren, FSK-ja ka nisur vendosjen e tendës, ku do të krijohen kushtet për marrjen e mostrave të qytetarëve që dyshohen për infektim me koronavirus.

Më Shumë

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiqën dy gra nga Shqipëria

Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së premtes mes një veture dhe një kamioni që transportonte mallra në autostradën “Ibrahim Rugova”, humbën...

Lajmet e Fundit