-2.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Janar, 2021

Prizreni në një rikthim të vlerave kulturore me manifestimin “Shpata e Fjalës”

Nue Oroshi

Prizreni qyteti i cili historikisht ka një traditë të gjatë të vlerave kulturore në shumë lëmi të jetës kulturore si në art,poezi,prozë dhe shumë aspekte të tjera të artit të shkruar ka vite që është duke lënguar në mungesë të një arti të mirëfilltë.

Qyteti i cili është i shquar për dhënien e shumë ideve të kulturës që më pas janë shpërndarë në të gjitha pjesët e Kosovës ka mbetur në heshtje kulturore.Kjo heshtje kulturore paraqet edhe nxënien e frymës kombëtare sepse shpesh herë gjatë rrugëtimeve letrare-poetike, poetët, shkrimtarët dhe romansierët kanë paraqitur rrugën e orientimit të popullit shqiptar përmes aktivizimit të muzave letrare.

Muza këto që janë bërë shpesh pikë e orientim i të rinjeve dhe të rejave për ta dashur dhe nderuar vendin ku janë lindur dhe rritur.

Ky qytet ku me bukurinë e rrjedhës së Lumbardhit asnjëherë nuk ka mbetur pa aktivizimin e muzës poetike edhe në këto momente të një jetë burgu që po kalon bota e në veçanti Kosova gjeti mënyra që përmes “Shpatës së Fjalës” ta bëjë aktivizimin e një manifestimi vjetor poetik dhe letrar, që do të shërben si bazament për ta ringjallur letërsinë e vërtetë shqiptare jo vetëm në Prizren por edhe në të gjitha trojet etnike shqiptare.

Ideatori i këtij manifestimi letrar poeti e publicisti Enver Sulaj që shquhet me poezinë e tij me vargje të latuara dhe gatuara më një brum letrar dhe që ecën përpara përmes thirrjes së muzës, ku paraqet shqetësimet e një gjenerate të tërë për kohën që po jetojmë. Në fjalën përshendetëse që është edhe fillimi i këtij projekti kombëtar që do të jetë i pervjetshëm dhe do të organizohet më, 6 maj në datëlindjen e heroit më të madh shqiptar Gjergj Kastriotit -Skënderbeut iu drejtua të pranishmeve me këtë mesazh emocional që jep shpresë, se ky manifestim poetik është duke u ndërtuar në baza të shëndosha letrare ku thotë:”Është kënaqësi për mua që sot bashkë me ju po e formësojnë dhe po i hapim udhë edhe një aktiviteti letrar-poetik të titulluar “Shpata e Fjalës” të organizohej në fillim të majit, me rastin e kremtimit të datëlindjes së kryetrimit tonë Gjergj Kastrioti -Skënderbeu por që shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19″.

Pandemia ka vështirësuar gjithçka në jetën tonë por nuk e ka zbehur dëshirën për ta dashur jetën, kënaqësitë e saj dhe artin që na ndihmon të ngadhnjejmë mbi zymtësinë e vështirësitë.Prandaj nuk ka motiv më të fuqishëm se ky për të bërë hapa të vegjël por me dashuri të madhe siç do të thoshte Nënë Tereza.

Pse Shpata e Fjalës?

Shpata e Skënderbeut për ne shqiptarët është sikur Shandani i Hebrenjëve të cilin e përshkruan Stefan Cvajgu.Ky shandan qëndron i varrosur për ta fshehur nga armiqtë të cilët një ditë të rëndë menduan se ua kishin rrëmbyer por koha tregoj se zhdukja qe mister dhe çdo herë dikush e rikthen në jetë.Në anën tjetër shpata e Skënderbeut është e pranishme në kujtesën dhe jetën tonë edhe fizikisht.Welt Museum në Vjenë ku ruhet bashkë me përkrenarën e Skënderbeut do të duhej të ishte një vend pelegrinazhi ku ne gjejmë lidhjen tonë me historinë, lavdinë, vlerat dhe qytetrimin perëndimor pjesë e të cilit jemi historikisht e gjeografikisht dhe shpresojmë edhe politikisht sepse ne jemi Evropë dhe nuk kemi strehë tjetër.

E para ishte fjala thuhët në libra të shenjët për krijuesit letrar, fjala kufizohët me hyjnorën, është figurë që shpreh shpirtin dhe botën e tij, shqetësimet dhe ëndrrat që kacafytën me realitetin.In magnis satis voluisse(në punë të mëdha mjafton të dëshirosh) thoshin latinët e vjetër.Përtej dëshirave çdo herë mbetën përpjekjët të cilat janë gjurmët e ecjeve, rrezimit e ngritjeve. “Shpata e Fjalës “le të mbetët jo vetëm Metaforë për mprehtësinë, saktësinë, guximin dhe antikonformizmin me antivlerën por edhe pjesë e përpjekjeve në fushën e kulturës dhe përkushtimit të cilin e keni dëshmuar bashkë.

Edhe pjesëmarrja e poeteve nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe pjesëmarrja e Jurisë që përfaqësohej nga ana e shkrimtarëve tash me emër siq janë: Petrit Palushi,Sali Bashota e Selajdin Krasniqi, i dhanë vlera këtij manifestimi letrar.Kjo ide ishte përkrahur nga Minsitria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.

Tre fituesit në këtë manifestim Skënder Berisha, Trendalina Omuri e Maxhun Osmanaj, vetëm që i dhanë shije këtij manifestimi letrar,por fitues ishin të gjithë ata poetë nga të gjitha trojet shqiptare që i dërguan poezitë e tyre.Që një manifestim i lindur të rritët e të burrërohet duhet pasur durim, ku duhet punuar më përkushtim dhe duhet zgjedhur vlerat poetike që e qojnë përpara një organizim letrar.E njëra ndër format me të mira të dërgimit përpara të këtij manifestimi poetik dhe letrar është botimi i përvjetëshëm i poezive të zgjedhura, në një vëllim të përbashkët.Kur shpatat bashkohën e kanë vringëllimën më të madhe kurse kur fjalët poetike bëhen bashkë tek “Shpata e Fjalës” ato e bëjnë qetësimin e shpirtrave në këtë botë të trazuar që ka nevojë për pak qetësi shpirtërore.

- Advertisement -

Më Shumë

Edhe një shërbim për qytetarët e Malishevës kthehet në regjionin e Prizrenit

Gradualisht ka filluar kthimi i shërbimeve për qytetarët e Komunës së Malishevës, nga Regjioni i Gjakovës në Regjionin e Prizrenit. Sot, ministri i Ministrisë...

Hasjanët që dhuruan bukë pas tërmetit në Kroaci

Shqiptarët e Kroacisë u angazhuan menjëherë pasit tërmeti i fuqishëm që preku në fund të dhjetorit qytetin e Petrinjës. Pasi dërguan 1200 bukë atje, tre...

Humbën vendin e punës për shkak të pandemisë, vihet në pikëpyetje ndarja e 300 eurove për punëtorët

Ende nuk ka filluar ndarja e 300 eurove për tre muaj për punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës gjatë periudhës së pandemisë...

Ja kush përfiton nga programi i Rimëkëmbjes Ekonomike prej 222 milionë eurove

Qeveria e Kosovës ka vendosur se si do të shpenzohen paratë e ndara për Rimëkëmbjen Ekonomike, raporton Gazeta Blic. Nga kjo shumë, mbi 40 milionë...

Si nisi dhe si po përfundon presidenca Trump

Katër vjetët e Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë janë përshkuar që nga dita e parë me të pashembullta. Mandatin e tij...

E dhimbshme: Futbollisti i skuadrës angleze vuan nga kanceri

Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga Anglia ku futbollisti Sol Bamba vuan nga një sëmundje e rëndë.Lajmi vjen nga klubi i tij,...

Emërohet drejtori i ri i Kadastrit në Komunën e Mamushës

Kryetari i Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se ka emëruar Drejtorin e ri të Urbanizmit dhe Kadastrit. Krasniç ka njoftuar se drejtori i ri është...

Avokati i Popullit reagon pas vendimit të KQZ-së për votuesit e diasporës

Avokati i Popullit Naim Qelaj ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sipas të cilit është paralajmëruar se votuesit jashtë vendit të...

Erdogan dëshiron të përmirësojë raportet me BE-në

Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, tha të martën se ai dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe shpreson se edhe BE-ja e ka...

Biden propozon paketën e ndihmës ekonomike më të madhe në historinë e ShBA-së

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka deklaruar se paketa e ndihmës për qytetarët si një përgjigje kundër krizës së shkaktuar...

Tre të vdekur nga Covid-19 në Malishevë, një në Rahovec

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.659 mostra të...

Ponte Prizreni fiton përballjen ndaj Trepçës

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 95:74 (27:20, 19:22, 21:12, 28:20), në kuadër të javës së 14-të në Prince Caffe Superligën...

Vazhdon largimi i mjekëve nga Kosova, shkak shihet politizimi i shëndetësisë

Edhe në vitin që kamë pas ka vazhduar trendi i kërkesave të mjekëve për marrjen e vërtetimeve për t’u larguar nga Kosova. Numri ishte më...

Tayna konfirmon duetin me artistin me famë botërore

Prej kohësh, Tayna ka paralajmëruar disa bashkëpunime me artistë të huaj por që për shkak të pandemisë ishin shtyrë për një moment të dytë. Por...

Dy ndeshje interesante na presin sot në Superligë, derbi në Rahovec

Në këtë fundjavë do zhvillohet java e 14-të dhe e fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sportiv. Vëmendja kryesore...

KQZ-ja: Periudha e regjistrimit për votim përmes postës nga 13-21 janar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha e aplikimit/regjistrimit për votim përmes postës është nga 13 deri më 21 janar 2021. KQZ...

Lajmet e Fundit

Vdes një person që bëri aksident dy ditë më parë në Prizren

Ka ndërruar jetë njëri nga personat që ishte pjesë e aksidentit rrugën “Besim Shala” në Prizren. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj. Ai...

Nezir Çoçaj propozohet kandidat për deputet

Partia Demokratike e Kosovës në Has ka propozuar Nezir Çoçajn për deputet të Kuvendit, në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Kryetari i degës...

Emrat e kandidatëve për deputetë, të propozuar nga PDK-ja në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren ka propozuar shtatë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Emrat e propozuar dhe që janë dërguar në Kryesi...

Kur fillon shpërndarja e 222 milionë eurove?

Qeveria në detyrë e Kosovës, javën e ardhshme do të fillojë së zbatuari masën e parë nga Programi i rimëkëmbjes ekonomike, që u prezantua...

LDK-ja në Prizren propozon ish- kryeprokurorin kandidat për deputet

Ish- kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, është propozuar nga LDK-ja për deputet të Kuvendit të...