Nënshkruhet marrëveshja për “Kujtesën e Kosovës” – dokumentimin e Masakrës së Krushës (VIDEO)

Rrëfime për atë që ndodhinë në luftën e fundit në Krushë të Rahovecit tashmë do jenë edhe të dokumentuara.

Pos me pamje vizuale deklaratat e dëshmitarëve  të luftës së fundit  në këtë anë do të jenë edhe të  shkruara, njofton Klan Kosova.

Kjo gjë u bë e ditur të hënën kur Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, bashkë me Drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen financiarë të projektit “Kujtesa e Kosovës”.

Projekti “Kujtesa e Kosovës” për rrëfimet e të mbijetuarave të masakrës së Krushës së Madhe, do të zgjasë deri në nëntor të vitit 2022, ku do të realizohen deri në 300 intervista.

 

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit