22.9 C
Prizren
E martë, 22 Qershor, 2021

Prizreni në prag të shpalljes së kandidatëve për kryetar, VV-ja me shumë paqartësi

Zgjedhjet lokale priten të mbahen në vjeshtë, ndërsa partitë politike në Prizren tashmë janë duke punuar rreth zyrtarizimit të kandidaturave.

Përderisa është përfolur se kryetari aktual i kësaj komunë, Mytaher Haskuka, mund të kandidojë edhe për një mandat, bashkëpartiakja e tij Drita Millaku ka paraqitur kandidaturën e saj brenda partisë.

Mirëpo, Vetëvendosje ende nuk ka marrë një vendim rreth kandidaturës së Millakut, duke bërë me dije se numri i kandidatëve eventual mund të rritet ende.

“Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka shpallur ndonjë afat zyrtar për paraqitje të kandidaturave. Rrjedhimisht, është herët të flitet për këtë çështje. Ne jemi subjekt demokratik dhe shpallja e synimeve të tilla është në të drejtën e çdo anëtari. Numri i kandidatëve eventual mund të rritet”, ka thënë kryetari i degës së VV-së në Prizren, Artan Abrashi.

Ndërsa, PDK-ja pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit, i cili tashmë ka shpallur kandidaturën e tij.

“PDK-ja, në nivel qendror, ka bërë një plan të shpalljes së zyrtarizmit të kandidaturave. Natyrisht do të fillohet me ato komuna që nuk ka dilema rreth kandidatëve. Prizreni është njëra nga komunat që nuk ka dilema rreth emrave të kandidatëve. Edhe në degën në Prizren, por edhe në nivel qendror ku jam nënkryetar, nuk ka dilema se kush duhet të jetë kandidat i Komunës së Prizrenit dhe tashmë vetëm presim zyrtarizmin e kandidaturës, e cila është dashur të ndodhë në prill, por do të bëhet besoj javën e parë të majit. Pastaj ne do të vazhdojmë me pjesën tjetër të përgatitjes së shtabit dhe shpalosjes së projekteve”, ka thënë Totaj.

Totaj ka folur edhe për planet konkrete të PDK-së dhe qeverisjen e Haskukajt.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ende asnjë kandidat.

“Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Prizren, janë duke u diskutuar format për kandidaturën e kandidatit për kryetar të ardhshëm të Prizrenit, por deri më tani nuk kemi akoma asnjë kandidat. Natyrisht, ky vendim do të merret edhe në bashkëpunim me nivelin qendror dhe degën, por për momentin është duke u diskutuar dhe ende nuk është vendosur se kush do të jetë. Por, besoj që kushdo që të jetë, do të jetë një kandidat serioz për Komunën e Prizrenit”, është shprehur Ilir Baldedaj, asamblist i AAK-së në Prizren.

NISMA është e vetmja parti që nuk ka pasur dilema, duke zyrtarizuar tashmë Zafir Berishën si kandidat për kryetar.

Berisha tregon se cilat janë synimet e tij për qeverisjen e Prizrenit.

Që nga paslufta, në Prizren për dy mandate ka qeverisur Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Eqrem Kryeziun. Dy mandate para Haskukajt, ka qeverisur Partia Demokratike e Kosovës me Ramadan Mujën./KOHA

Më Shumë

Xhaka: Njerëzit duan ta shkatërrojnë Zvicrën por kot e kanë

Granit Xhaka iu ka reaguar kritikëve dhe mediave zvicerane pas fitores shpresëdhënëse të Zvicrës 3-1 kundër Turqisë në ndeshjen e fundit grupore në “Euro...

Zjarr në Muzeun e Dëshmorëve në Prizren pak ditë pasi u përurua

  Në Landovicë të Prizrenit para pak ditësh u përurua Muzeu i Dëshmorëve, ku do të ekspozohen dokumente dhe eksponentë të dëshmorëve të luftës së...

Burrat e famshëm që tradhëtuan gratë e tyre

1. Ben Affleck Shpejt pasi aktori dhe Jennifer Garner konfirmuan divorcin, nisën thashethemet se Ben kishte një histori me dadon e shtëpisë, e cila më...

“A je për me ba dashni?” Enca i përgjigjet fanses: Çdo ditë

Enca Haxhia ditën e djeshme bëri një status në ‘Instastory’ ku të gjithë fansat mund ta pyesnin dhe të shuanin kuriozitetin rreth jetës private...

Afati i aplikimit për certifikim të partive politike ka filluar dhe përfundon më 16 gusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të gjitha partitë politike se koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të marrin...

Çka do të ndodhë sot në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, vizitojnë banesat kolektive. Më pas,...

Prizren/ Burri me probleme mendore tenton të bëjë vetëvrasje duke goditur veten me thikë

Një burrë në Malësinë e Re të Prizrenit dje ka tentuar t’i japë fund jetës së tij. Viktima ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke e...

Bordi i Telekomit me vendim: Punëtorët e avancuar pa kritere të kthehen në pozitat e më hershme

Bordi i drejtorëve i Telekomi të Kosovës me anë të një e-maili që i ka dërguar personelit, njofton se ka marr disa vendime që...

Habit moderatorja: ‘E refuzova yllin e Real Madridrit”

Moderatorja Gea Braha ishte e ftuar në emision sportiv ‘Top Arena’, që i dedikohet totalisht Kampionatit Europian 2021. Braha e nisi karrierën e saj si...

Paraburgim ndaj katër personave në Prizren të dyshuar për fajde, ryshfet e mashtrim

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë katër personave të dyshuar për fajde, ryshfet, keqpërdorim i detyrës...

KEDS për zjarrin në Muzeun e Dëshmorëve në Prizren: U dogjën instalimet e brendshme, s’ka të bëj me ne

Te infektuar: 107,554 Sheruar: 104.679 Vdekur: 2,248   KEDS për zjarrin në Muzeun e Dëshmorëve: U dogjën instalimet e brendshme, s’ka...

Marte Kuqi nga Prizreni pranohet në Shtëpinë e të Moshuarve, “Jetimat e Ballkanit”

Marte Kuqi nga komuna e Prizrenit është banorja e re e Shtëpinë e të Moshuarve, “Jetimat e Ballkanit”. Marteja e cila jetonte e vetëm tani...

Pengu për kafenë e dytë!

Në kujtim të Bekim Fehmiut) Nga: Bajram Lani Ishte ditë me diell në pranverën e vonë të vitit 2008 kur dolëm si zakonisht te kafe “Metropoli”...

NISMA zyrtarizon kandidatin për të parin e Prizrenit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë të kryesisë qendrore sot kanë qëndruar në qytetin e Prizrenit, ku janë takuar me strukturën e...

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 4 pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u...

Malishevasi rrah policin, arrestohet pas disa ditësh në arrati

Para dy ditësh është arrestuar një person në Malishevë. Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se i dyshuari në fjalë para disa ditës kishte...

Lajmet e Fundit