13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Prizreni po e zbaton masën e karantinës (VIDEO)

Në 24 orët e fundit në Prizren është duke u respektuar masa e karantinimit.

Tani është edhe ora policore e cila po zbatohet në këtë qytet.

Me këtë rast drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prizrenit Visar Shehu, në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova ka dhënë detaje lidhur me situatën e karantinimit në këtë komunë.

“Kemi pasur kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë. Kemi përcjellë edhe masat e reja nga kjo ministri. Në dukje të parë këto janë masa të rrepta. Nesër do të kemi takim Shtabi Lokal Emergjent, për të shikuar dhe analizuar mundësinë e zbatimit të këtyre masave. Këto masa janë më të shtrënguara. Tani qytetarët mund të dalin të furnizohen me numrin e parafundit të letërnjofimit”.

“Mbrëmë menjëherë pas rezultateve të marra nga IKSHPK, janë rezultuar edhe 15 raste të reja nga 28 raste që janë testuar. Me këtë rast ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka marrë vendim që vendi të shkojë në karantinë. 9 raste janë nga qyteti dhe 6 nga fshati Skorobisht “.

“Policia menjëherë ka dalë me patrullat e tyre për ta mundësuar zbatimin e vendimit. Kemi pasur kontakte edhe me Shtabin Emergjent të fshatit Korishë, arsyeja pse ka shkuar në karantinë është se nuk është burim i infeksionit të rastit të parë në këtë fshat e cila edhe ka ndërruar jetë fatkeqësisht. Ajo ka pasur kontakte me persona të tjerë. Ata kanë rezultuar negativ pas testit. Mirëpo, ne kemi kërkuar që Korisha të hiqet nga karantina por Ministria e Shëndetësisë ka kthyer negativ përgjigjen pasi nevojitet që ky fshat të qëndroj në karantinë për 14 ditë”.

Më Shumë

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

Lajmet e Fundit