Prizreni zhurmon nga motorët e “Moto Festit”

Në Prizren u mbajt të shtunën organizimi “Moto Fest”. Në parkun e këtij qyteti zbarkuan qindra motoçikleta nga vende të ndryshme brenda e jashtë Kosovës.

Kështu vozitësit e tyre u socializuan, e qytetarët u kënaqën me pamjet e muzikën, raporton Klan Kosova.

Kësi ngjarje si “Moto fest” po thuhet se duhet të mbahen më shpesh, bile në çdo qytet.

“Ende ekziston ai stereotipi që njerëzit që vozisin motoçikleta janë ‘bandita’, duhet me pa njerëzit që nuk jemi qashtu, ka njerëz të profesioneve të ndryshme, policë, avokatë..”, tha njëri nga pjesëmarrësit.

Ky organizim tashmë është tradicional ngase mbahet për çdo vit në të njëjtën datë.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Lajmet e Fundit