Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Sulmuesi anësor hasjan ka qenë një nga lojtarët e rëndësishëm të repartit ofensiv, duke dhënë kontribut të çmuar me paraqitjet e tij gjatë sezonit.

“Me shpejtësinë, depërtimet, angazhimin dhe luftën e pandalshme në çdo ndeshje, Shpejtimi ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën dhe do të vazhdojë të jetë një vlerë e rëndësishme edhe në sezonin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit.

Me vazhdimin e bashkëpunimit me Totajn, Drini i Bardhë synon të ruajë boshtin e ekipit dhe të vazhdojë përgatitjet për sfidat e sezonit të ardhshëm./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Lajmet e Fundit