8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Prizren:Një muaj paraburgim të pandehurit që kanosi viktimën para policisë

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit A.B. nga Prizreni për veprën penale “kanosje”, pasi kishte kanosur viktimën O.B. para policisë.

Sipas Gjykatës Themelore në Prizren, me 16 shkurt, në mesditë, në fshatin Hoqe e Qytetit, i dyshuari kishte kanosur viktimën lidhur me një ndriçim publik. Në raport theksohet se në lagje ishte e vendosur një shtyllë nga e cila ishte larguar poçi elektrik nga A.B.. Pasi policët kishin shkuar në vend-ngjarje, i pandehuri kishte tentuar të hyjë në shtëpinë e të dëmtuarit e në prezencë të policisë kishte kanosur me fjalët “kur ta kryejmë me policinë ka me të mbyt”, me ç’rast, sipas raportimit, të dëmtuarit dhe familjarëve të tij iu ka shkaktuar frikë, ankth e pasiguri.

A.B. do t’i llogaritet masa e paraburgimit prej datës 16 shkurt e deri më 16 mars.

Më Shumë

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Malisheva nis aksionin e pastrimit, prilli shpallet muaj i ambientit të pastër

Komuna e Malishevës ka nisur aksionin “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë muajit prill dhe do të përfshijë të...

Lajmet e Fundit