Profesorëve – kandidatë, u hiqet paga

UP-rektoratiTë gjithë profesorët e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë që janë në lista për deputetë, ka gjasa që të mbesin pa një pagë. Këtë vendim e ka marrë Rektorati i Universitetit i cili është edhe duke e hartuar listën e profesorëve-kandidatë në zgjedhje.

Sekretari i Rektoratit Esat Kelmendi, tha se janë duke e përpiluar listat dhe shumë shpejt do të publikohen. “Jemi duke bërë listën e profesorëve që janë kandidatë për deputetë në këtë fushatë, në mënyrë që të hiqen nga lista e pagave”, tha Kelmendi për Tribunën”.

Ai sqaroi se pjesëmarrja në zgjedhje nënkupton prej ditës së hapjes së fushatës e deri në certifikimin e zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Kelmendit i mbetet Dekanateve të fakulteteve që t’i identifikojnë profesorët që kanë munguar në ligjërata dhe provime dhe të bëjnë zëvendësimet e tyre me profesorë tjerë.

Ai nuk konfirmon se ka marrë ndonjë ankesë nga ndonjë student apo dikush tjetër për mungesë të ndonjë profesori në ligjërata apo provime. Megjithatë, sipas tij, përkushtimi që ata në një farë mënyrë të ndëshkohen për mungesa për shkak të fushatës mbetet./Tribuna/

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Lajmet e Fundit