18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nxirren 25 trupa deri më tani

zhvarrim ne rashkeDeri më tani janë nxjerrë 25 trupa të shqiptarëve të vrarë nga varreza masive në Rashkë të Serbisë.
Eksperti i Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, tha se që nga fillimi i punimeve për nxjerrjen e trupave nga varreza po punohet me intensitet të lartë.

“Ekipi ynë përbëhet gjithnjë nga tre veta. Që nga 23 prilli jemi atje”, thotë Gërxhaliu.

Ai sqaron se tash trupat që janë duke i nxjerrë, nuk i dërgojnë menjëherë për t’iu bërë analizat e ADN-së, por iu bëhet autopsia në vend të ngjarjes.

“Po presim që të nxjerrim sa më shumë trupa dhe pastaj t’i dërgojmë për analizë të ADN-së, të gjithë përnjëherë”, sqaron Arsim Gërxhaliu.

E nuk janë vetëm ekspertët e ekipit nga Kosova që po gërmojnë në Rashkë.

Atje janë edhe ekipi nga EULEX-i, si dhe përfaqësues të palës serbe.

Gjetja e trupave shqiptarë në Rudnicë të Rashkës ka rritë shpresat për familjarët e të zhdukurve për të ditur më shumë për fatin e tyre.

Në këtë vend supozohet se janë më shumë se 250 trupa të shqiptarëve të vrarë.

Supozohet se viktimat i takojnë më shumë rajonit të Drenicës. Kjo pasi që dy trupat e parë pas bërjes së ADN-së rezultuan se janë nga fshati Rrezallë e Skenderajt. /Tribuna/

Më Shumë

Shpërthim te liqeni i Ujmanit – dëmtohen dy vetura

Një mjet shpërthyes është hedhur pak minuta më parë tek liqeni i Ujmanit, saktësisht afër pjesës ku po freskoheshin qytetarët. Lajmin për Telegrafin e ka...

Zyrtare: Valon Bunjaku rikthehet te Bashkimi

KB Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e lojtarit Valon Bunjaku në ekip, raporton PrizrenPress. Me një deklaratë të përzemërt, klubi ka shprehur entuziazmin për kthimin...

Lajmet e Fundit