6.5 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

Prokurori Hamitaga flet për çadrën që mori nga familja e të akuzuarit (Video)

Dyshimet të tjera për afera korruptive në Prokurorinë e Prizrenit janë trajtuar edhe sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Pas transmetimit të pjesës të parë të hulumtimit ekskluziv ku u transmetuan pamjet filmike të diskutimeve të takimeve në mes sekserëve të prokurorisë dhe familjes Paçarizi, emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka folur për takime të tjera në mes familjes dhe prokurorit të rastit, Bajram Hamitaga.

Familja Paçarizi ka ngritur dyshime se prokurori u kërkoi mito në këmbim të lirimit të familjarit të tyre nga ndjekja penale.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, përpos takimeve ku pretendohet se është kërkuar mito, prokurori Hamitaga ka kërkuar edhe favore tjera nga familjarët e Granit Paçarizit, i akuzuar për tentim-vrasje.

Një takim i tillë besohet të jetë mbajtur në restorantin e familjes Paçarizi, ku temë e diskutimeve thuhet se ishte edhe një çadër për prokurorin.

Hulumtimi tregoi se prokurori Hamitaga fillimisht e mohon të ketë kërkuar ndonjë favor nga familjarët e të akuzuarit, por pas pyetjeve të gazetarit dhe redaktorit të emisionit Kreshnik Gashi, atij i kujtohet se e ka pranuar një çadër për kopshtin e tij nga familja Paçarizi, por se të njëjtën thotë se e ka kthyer një ditë pas.

Vetëm disa ditë pas intervistës së parë, prokurori Hamitaga përmes një emali ka sqaruar se çadrën e kishte pranuar nga Sadri Paçarizi, babai i të akuzuarit Granitit.

Prokurori Hamitaga e ka pranuar se për çadrën nuk kishte biseduar fare për çmimin e saj me Sadri Paçarizin. /Kallxo.com/

Më Shumë

CNN raporton për arinjtë në fshatin e Dragashit

Media e njohur amerikane, CNN, edicioni në Greqi, ka raportuar për arinjtë e kafenjtë që endeshin rrugëve në mes të ditës në fshatin Belobrad...

Konflikti në Korishë nuk ka lidhje me zgjedhjet

Incidenti në Korishë mes dy vëzhguesve zgjedhorë  nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Sipas raportimeve nga terreni, konflikti ka qenë vetëm verbal dhe nuk ka...

Lajmet e Fundit