18.6 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Prokuroria e Kosovës: Po e hetojmë korrupsionin në EULEX

Zyra e kryeprokurorit të Kosovës ka thënë se prokurorët kosovar së bashku me policë të Kosovës dhe homologët nga EULEX-i janë gjithashtu duke i hetuar akuzat për korrupsion brenda misionit evropian për sundim të ligjit.

Në lidhje me Raportin e ekspertit të pavarur, Jean-Paul Jacqué, të publikuar kohët e fundit, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dëshiron të falënderojë Jaque, për punën dhe përpjekjet e tij.

“Në të njëjtën kohë ka nevojë të potencohet se Raporti nuk ka marrë një qëndrim për çështjen se a ka pasur apo jo korrupsion brenda mision të EULEX-it. Dyshimet aktuale janë duke u hetuar nga Task-Forca e pavarur, ekip i përzier nga prokurorët dhe policët e Kosovës dhe EULEX-it. Task-Forca është duke punuar nën ombrellën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në komunikatë.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi për të informuar publikun dhe gjithashtu t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për të mbështetur më tej punën e Task-Forcës, në punën e tyre të vështirë, duke siguruar informacion në mënyrë aktive, duke iu përgjigjur kërkesave të ndryshme menjëherë, në mënyrë që të zgjidh këtë çështje në bazë të ligjit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Telegrafi/

Më Shumë

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali...

Lajmet e Fundit