FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i Shkollës së Futbollit të klubit dhe konsiderohet një nga talentet premtuese të futbollit prizrenas.
Bajraktari fitoi besimin e stafit teknik gjatë sezonit të kaluar, duke debutuar në disa ndeshje të Ligës së Parë, ku shfaqi potencial dhe pjekuri në lojë, çka i siguroi vendin në skuadrën e parë për sezonin e ri.

Në njoftimin e klubit theksohet se promovimi i tij është pjesë e strategjisë për zhvillimin e futbollistëve të rinj.
“Amari është dëshmi e qartë e projektit afatgjatë të klubit, i cili synon t’u japë sa më shumë hapësirë futbollistëve të dalë nga Shkolla e Futbollit FC Prizreni dhe t’i integrojë ata në ekipin e parë”, thuhet në njoftim.
Sipas klubit, drejtuesit dhe stafi teknik besojnë se Bajraktari do të vazhdojë zhvillimin e tij dhe do të japë kontribut të rëndësishëm me fanellën e FC Prizrenit, duke qenë një tjetër element i projektit të bazuar te talentet vendore./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
