21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Prokuroria e Prizrenit mban ligjërata vetëdijësuese në shkollat e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht dy prokuroret nga Departamenti për të Mitur, Sahide Sefa dhe Merita Kurtishi-Gaka, kanë realizuar ligjërata vetëdijësuese në shkollën Sh.F.M.U. “Emin Duraku” dhe në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

Nxënësit fillimisht, u njoftuan për punën dhe funksionimin e prokurorisë dhe për mënyrën se si trajtohen të miturit para institucioneve të drejtësisë.

Ligjërata me nxënës, kishe qëllim edukues dhe parandalues, fokus i veçantë i’u kushtua delikuencës së të miturve, dhunës në familje, pasojave të përdorimit të narkotikëve, ngacmimet seksuale etj.

Më tutje, nxënësit u njoftuan edhe për sanksionet ligjore që parashihen sipas ligjit për personat që kryejnë vepra penale brenda perimetrit të shkollës dhe jashtë saj.

Pas prezantimit, vijoi diskutimi i hapur me nxënës. Prokuroret, i’u përgjigjën interesit të nxënësve, të cilët u fokusuan mbi aspekte të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdojë edhe më tej, të mbajë ligjërata vetëdijësuese, me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe të veprave penale ku kryes janë të miturit, dhe për veprat penale të kryesve madhor ndaj të miturve.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Refuzohet rregullorja për shpronësim në Suharekë, reagojnë ashpër ndërtuesit

Asambleja Komunale e Suharekës ka refuzuar për herë të dytë miratimin e rregullores për shpronësim, duke shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të kompanive...

U shoqërua për dhunë në familje, iu gjet edhe drogë – ndalohet për 48 orë një person në Prizren

Një rast me dy vepra penale është zbuluar nga Policia e Kosovës të dielën në qytetin e Prizrenit, ku një person fillimisht ishte ndaluar...

Lajmet e Fundit