2.2 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Prokuroria heton grupin kriminal që financon “udhëtimet e shtrenjta”

EULEX-kosoveProkurori i EULEX-it, Romulo Mateus, ka konfirmuar hetimet ndaj një grupi të organizuar, që ai e ka quajtur kriminal, e që sponsorizon “udhëtimet e shtrenjta”, shkruan sot Koha Ditore.

Dyshimet ai i ka bërë publike në seancën gjyqësore mbajtur të premten për rastin e Bahrejnit, ku akuzohen pesë persona për grabitjen e 79 orëve të arit të firmës “Rolex” në vlerë 1 milion e 400 mijë dollarë.

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit, Alban Beqiri, menaxher i shitjes në agjencinë “Veneta Travel”, e cila kishte bërë aranzhimet e udhëtimeve të katër të akuzuarve në këtë rast, prokurori Mateues ka thënë se vazhdimisht nga pala mbrojtëse po sheh përpjekje për të penguar, siç ka thënë ai, “hedhjen dritë në këto gjëra”.

“Ne po merremi me një grup të organizuar kriminal. Nuk i dimë emrat e të gjithë atyre që bëjnë pjesë në të. Dikush i ka sponsorizuar këto udhëtime të shtrenjta. Kjo është bindja ime. Është një lidhje turke që është duke u hetuar, fatkeqësisht nuk janë gjetur ende prova”, ka thënë ai, derisa iu është kundërpërgjigjur avokatëve, për të cilët pyetjet e prokurorit nuk përkisnin me aktakuzën

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton buxhetin për vitin 2026 në vlerë mbi 75 milionë euro

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar me shumicë votash buxhetin për vitin 2026. Pro buxhetit votuan 21 anëtarë të kuvendit. Buxheti i miratuar për vitin...

“Flaka e Janarit” në Rahovec, përkujtohen katër heronjtë e lirisë

Në Lugun e butë të Brestovcit të Rahovecit, u mblodhën familjarë, veteranë e dëshmitarë të protestës së vitit 1990 për të kujtuar dëshmorët Nesimi...

Lajmet e Fundit