Vendimet e Thaçit nuk preken

isa mustafa thaci ,shalaQeveria “Thaçi” kishte shfrytëzuar mirë kohën e krizës politike për të marrë vendime kapitale, por edhe për t’i rehatuar militantët e saj nëpër institucione.

Pikërisht, vetëm një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, Qeveria “Thaçi2” kishte marrë vendim që t’ia vazhdojë mandatin edhe për tri vjet të tjera nëntë sekretarëve permanentë të dikastereve qeveritare.

Thaçi kishte menduar t’i ‘qerasë’ edhe me një mandat tjetër pesë kryeshefat e agjencive të pavarura, Agjencisë shtetërore të Arkivave, Inspektoratit të Punës, Agjencisë së ushqimit dhe veterinës, Agjencisë për standardizim dhe Agjencisë për promovimin e investimeve, shkruan “Zëri”. Por, analistët politikë thonë se kryeministri Mustafa nuk do t’i kontestojë vendimet e partnerit të tij të koalicionit, PDK-së. /Zëri/

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit