Prokuroria në Prizren ngre 145 aktakuza për raste të dhunës në familje

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka publikuar njoftimin për veprimtarinë e vet 9- mujore, ndërsa ka vënë në dukje se Departamenti i përgjithshëm i saj, për periudhën janar – shtator 2018 ka ngritur 145 aktakuza kundër 174 personave, për rastet e dhunës në familje.

Ndërkaq, në Departamentin e krimeve të rënda të kësaj prokurorie për të njëjtën periudhë kohore është ngritur 1 aktakuzë kundër 2 personave, shkruan sot Koha Ditore.

“Prokuroria Themelore r Prizrenit, për periudhën janar – shtator 2018 ka pranuar 85 kallëzime penale, ndërsa 104 kallëzime penale ka trashëguar nga vitet paraprake. Gjatë kësaj periudhe janë ngritur gjithsej 145 aktakuza”, thuhet në komunikatën e prokurorit të shtetit.

Aty sqarohet se aktakuzat e ngritura kryesisht kanë të bëjnë me veprat penale si: “Kanosje” nga neni 185, “Sulm” nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, dhe “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sikurse edhe “Shkelje e urdhrit mbrojtës” nga neni 25 i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje./

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Lajmet e Fundit