19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Zafir Berishës për sulmin ndaj zyrtarëve policorë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Zafir Berisha, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

“Sipas aktakuzës, me datë 08.06.2022, rreth orës 14:40, në rrugën “Suzi Qelebi”, në Prizren, i pandehuri Zafir Berisha, me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrën zyrtare – zyrtarin policor, përkatësisht të dëmtuarin Q.D., për shkak të shqiptimit të tiketës për kundërvajtje, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari së bashku me dy zyrtar tjerë policor Sh.D., dhe Xh.H., ishin në detyrë zyrtare duke patrulluar në rrugën e lartpërmendur, kanë hasur disa vetura të parkuara në mënyrë të parregullt, ndër to edhe vetura e markës “Volvo“, pronë e të pandehurit, ku i dëmtuari në xhamin e veturës i ka vendosur “njoftim për paraqitje obligative në stacion policor dhe vendimin për kundërvajtje””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më tej theksohet se i pandehuri Zafir Berisha., me të vërejtur zyrtarin policor afër veturës së tij, i afrohet dhe të njëjtit i drejtohet me fjalë të rënda ofenduese, dhe më pas i pandehuri me veprimet e tij i kanoset seriozisht se do ta sulmojë personin zyrtar – të dëmtuarin Q.D.

“I pandehuri më pas, njoftimin për kundërvajtje e gris dhe copëzat e saj ia hedh në fytyrë të dëmtuarit dhe i vërsulet të njëjtit për t’a sulmuar, i dëmtuari duke e vërejtur rrezikun se do të sulmohej nga i pandehuri, e përdorë pajisjen zyrtare “Sprej OC“, duke hedhur të njëjtin në drejtim të të pandehurit, më pas i pandehuri largohet nga i dëmtuari. Me këto veprime, i pandehuri Zafir Berisha ka përmbushur elementet e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Më Shumë

Hapet zyrtarisht ‘Hardh Fest’

Sot në Rahovec ka filluar Festivali i Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest me moton “Për kokërr të qejfit”. Edhe ky vit do të festohet...

Zhegrova reagon pas humbjes së Kosovës

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, ka reaguar sot pas humbjes së Kosovës mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Zhegrova ka thënë se do të rikthen më të...

Lajmet e Fundit