13.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Prokuroria paraqet prova të reja në rastin e vdekjes së 54-vjeçares nga Rahoveci

Ani se kanë kaluar një vit e 3 muaj qëkur 54-vjeçarja H.D. nga Rahoveci ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda trupore nga dhuna e vazhdueshme që ka ushtruar bashkëshorti i saj, Ilir Haxhiaj, nga Suhareka, ende nuk ka një vendim për këtë rast nga institucionet e drejtësisë.

Ilir Haxhiaj, i cili po akuzohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, i ka shkaktuar dhunë të ndjerës gjatë majit të 2019, derisa edhe raportet mjekësore kanë konstatuar se e ndjera ka vdekur nga po të njëjtat lëndime.

Gjatë të mërkurës ishte planifikuar të mbahej fjala përfundimtare në lidhje me gjykimin e tij, por prokurori i rastit Metush Biraj ka sjellë prova të reja.

Në seancën e radhës pritet të merret në pyetje një polic hetues.

Aty pritet të sqarohet nëse në veturë ishin më shumë se dy persona, por në fotografitë që ka siguruar KOHA është vështirë të konstatohet një gjë e tillë.

Në aktakuzën e ngritur gjatë 2019-s thuhej se Haxhiaj ka qenë vetëm me bashkëshorten e tij H.D., dhe se pas mosmarrëveshjeve që kishin pasur, ai e kishte goditur disa herë për asfalti të ndjerën.

Ndryshe mendon mbrojtja e viktimës. Avokati i familjes së viktimës po kërkon që të rikualifikohet vepra penale, pasi që, sipas tij, Ilir Haxhiaj ka kryer vrasje e jo lëndim të rëndë trupor.

Për dhunën e vazhdueshme që e ndjera kishte përjetuar ndër vite, në seancat e tjera kanë dëshmuar edhe djali i viktimës dhe vëllezërit e saj, të cilët kanë pohuar se viktima H.D. ka përjetuar dhunë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj ndër vite.

Derisa edhe në aktakuzë dhe në raportin e obduksionit që e posedon KOHA thuhet se vdekja ka ardhur nga lëndimet që kishte pasur e ndjera.

Më Shumë

Këto fshatra e rrugë të Prizrenit do të mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra dhe rrugë të rajonit të Prizrenit. 29.09.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizren 1. NS 110/35/10...

Ylli në grup të vështirë në FIBA Europe Cup

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, pasi nuk arriti të kualifikohet në grupet e Ligës së Kampionëve, duke u mundur nga Benfica,...

Lajmet e Fundit