19.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Prokurorja kërkon dënimin e Nait Hasanit

Nait HasaniTë martën ka vazhduar gjykimi ndaj ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili po akuzohet nën dyshimin për kryerje të veprës penale të mosraportimit ose raportimit të rremë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.
Gjykimi ndaj Nait Hasanit, vazhdoi me leximin e provave materiale nga shkresat e lëndës.

Në dhënien e deklaratë së tij, i akuzuari Hasani tha se e ka plotësuar personalisht formularin e deklarimit të pasurisë.

Ndërsa kur u pyet nga Prokurorja e Shtetit, se a i ka deklaruar të ardhurat që i ka marrë Hasani, nga 100 euro në muaj si kryetar i Komisionit për Bujqësi, ai u përgjigj se nuk i kishte paraqitur këto të ardhura me mendimin se është dashur ta paraqiste vetëm pagën bazë.

Po ashtu, në mbrojtjen e tij, Nait Hasani, deklaroi se paga e të ardhurave të sakta është ajo që gjendet në listën e Kuvendit të Kosovës, e jo ajo që e ka deklaruar ai.

Kjo,ka thënë ai, ka ndodhur për shkak se nuk ka qenë në dijeni se duhet të paraqiten edhe të ardhurat tjera përveç pagës bazë.

Në fjalën përfundimtare, Prokurorja e Shtetit, mbeti në tërësi pranë aktakuzës së ngritur ndaj Nait Hasanit dhe kërkoi nga Gjykata që i njëjti të dënohet sipas ligjit.

“I propozoj gjykatës, që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë duke u bazuar në dispozitat si në Kodin Penal”, tha prokurorja Mehreme Hoxha.

Ndërsa, i akuzuari Nait Hasani, në fjalën e tij përfundimtare tha se që nga shqyrtimi e parë e deri në ditën e sotme nuk ka pasur asnjë qëllim të fshehjes apo keqpërdorimit të ndonjë të vërtete.

Ai, tha se paga e tij vjen në xhirollogari nga Kuvendi i Kosovës, e cila është pagë zyrtare dhe për të cilën i paguan tatime shtetit, prandaj Hasani, tha se nuk e konsideron veten fajtor ngase këtu ka një pasaktësi jo të qëllimshme, për të cilën tha se ka pritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit që ta kontaktojë për ta bërë këtë përmirësim.

“Prandaj kërkoj nga gjykata, që ta hedh aktakuzën dhe të më lirojë nga përgjegjësia penale”, tha ish deputeti nga PDK.

Shpallja e aktgjykimit, do të bëhet më 14 janar 2015.

Sipas aktakuzës së ngritur në bazë të kallëzimit penal nga Agjencia Kundër Korrupsion, thuhet se Hasani nuk i ka paraqitur saktë të hyrat vjetore të kërkuara në deklaratë nga 1 janari 2012 deri më 31 dhjetor 2012.

“Ekziston mospërputhje në mes të hyrave vjetore të deklaruara në formularin për deklarimin e pasurisë, si dhe raportit nga të hyrat vjetore të siguruara nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në aktakuzë.

Në aktakuzë dallimi mes të hyrave që deklaroi Hasani dhe atyre që u bënë të ditura nga Kuvendi, është 5 mijë e 285 euro e 4 centë.

“Është gjetur mospërputhje në mes të hyrave prej 21 mijë e 200 euro, të cilat i ka deklaruar Hasani në formularin për deklarimin e pasurisë për vitin 2012, si dhe raportit nga të hyrat vjetore që janë 26 mijë e 485,04 euro, të cilat janë siguruar nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në aktakuzë. /kallxo.com/

Më Shumë

Zelenskyy OKB-së: Izoloni Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i tha të martën Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia duhet të izolohet ndërkombëtarisht për referendumet false të organizuara...

SBAShK-u shqyrton mundësinë e ndërprerjes së grevës

Në takimin e ardhshëm të anëtarësisë se SBASHK-ut, pritet të diskutohet mundësia e ndërprerjes së grevës, kanë bërë të ditur drejtues të kësaj sindikate....

Lajmet e Fundit