Prokurorja tërheq aktakuzën ndaj Nexhat Çoçajt

Nexhat Cocaj-DKAPProkurorja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Ervehe Hoxha, është tërhequr nga aktakuza që i kishte ngritur Drejtorit të Drejtorisë për Arsim në komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj.

Ajo e ka bërë këtë në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Prizren.

Pas vendimit të prokurores për t’u tërhequr nga akuzat, Gjykata paralajmëroi se do të marrë vendim refuzues ndaj aktakuzës.

Në këtë aktakuzë, Çoçaj akuzohej se nga data 28 shtator 2009 e deri më 03 nëntor 2009, duke shfrytëzuar pozitat si zyrtar komunal, bashkë me dy të tjerë, me dijeni kanë shkelur Ligin e Prokurimit Publik, për t’i krijuar dobi pasurore tjetrit./Kallxo.com/

Më Shumë

Edicioni i katërt i “Prizren Rock & Blues Festival”, spektakolar dhe energjik si asnjëherë më parë

Më 3, 4 dhe 5 korrik, në tri net magjike, në dy skena gjigante, në lokacionin përballë kompleksit sportiv “Sezai Surroi”, ngjiten virtuozët vendorë...

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Lajmet e Fundit