Promovohen tri libra të autorëve Çeku e Destani

Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, bëhet promovimi i tri librave nga autorët dekani i Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtines “Hasan Prishtina” Ethem Çeku dhe Bejtullah Destani.

Kjo është mundësuar nga Qendra për Studime Shqiptare, Londër dhe Instituti i Çështjeve Kombëtare, Tiranë.

Librat që do të promovohen janë:

-“Komiteti Qendror Shqiptar” i Korfuzit – dokumente historike 1883-1885

-Shqipëria në prag të Konferencës së Paqes – dokumente historike nga Departamenti i Inteligjencës Politike Britanike

-Gjeneral G. F. Phillips dhe Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” – dokumente historike nga Arkivat Britanike 1913 – 1921

Promovimi i të gjithë këtyre librave me dokumente historike bëhen sot në ora 11:00, në Bibiotekën Kombëtare.

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Lajmet e Fundit