Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të kësaj vere në rajon.
Koncerti nis në orën 21:00 dhe pritet të mbledhë një numër të madh fansash nga Maqedonia e Veriut dhe vendet përreth, ndërsa organizatorët e cilësojnë si një prej spektakleve më të mëdha rock të sezonit, shkruan KultPlus.

Duran Duran vijnë në Shkup në kuadër të turneut të tyre ndërkombëtar, pas një serie koncertesh në skena dhe festivale të mëdha botërore, përfshirë edhe performanca me mijëra spektatorë në Londër.
Me një karrierë mbi katër dekada dhe më shumë se 100 milionë albume të shitura, grupi mbetet një nga emrat më me ndikim në muzikën pop dhe rock.
Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë hitet e tyre më të njohura si “Hungry Like the Wolf”, “Rio”, “Come Undone”, “Ordinary World” dhe “Notorious”, si dhe materiale nga albumi i tyre më i fundit “Danse Macabre”.
Duran Duran janë pjesë e Rock & Roll Hall of Fame që nga viti 2022, duke konfirmuar statusin e tyre si një prej grupeve më ikonike të muzikës botërore.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
