Promovohet në Milano romani i Fatos Kongolit

Romani i Fatos Kongolit “Jetë në një kuti shkrepësesh”, i cili së fundmi është përkthyer në italisht, është promovuar në kuadër të Festivalit të Letërsisë të organizuar në Milano.

Ky festival shërben si takim midis admiruesve të letërsisë dhe shkrimtarëve të ndryshëm. Këtë edicion, në Milano kanë udhëtuar rreth 30 shkrimtarë të huaj dhe italianë, për të qëndruar deri më 13 maj.

“Jetë në një kuti shkrepësesh”, botuar nga Luigi Rubbetino, ishte njëherit romani që hapi ditën e parë të Festivalit. Romani bën fjalë për zbulimin e një krimi të kryer nga një gazetar, ndërsa në gjuhën shqipe është botuar nga shtëpia botuese “Toena”, ndërsa në italisht e ka botuar shtëpia “Rubbettino”.

“Jetë në një kuti shkrepësesh” shënon romanin e gjashtë të Fatos Kongolit që arrin të përkthehet në italisht. Më parë, këtë e kishte arritur me romanet “I humburi”, “Kufoma, “Dragoi i fildishtë”, “Lëkura e qenit” dhe “Ëndrra e Damokleut”.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit