Pronari i helikopterit, ku humbi jetën Kobe Bryant nuk ishte i licensuar! Vendimi i keq mori nëntë jetë

Administrata Federale e Aviacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FAA) ka zbuluar se gjatë hetimeve për aksidentin fatal që vrau Kobe Bryant dhe tetë persona të tjerë, se pronari i helikopterit, ‘Sikorsky S-76B’, nuk ishte i licensuar të fluturonte në mot të keq dhe se kjo nuk duhej të lejohej fare.

Megjithëse piloti Ara Zobajan ishte i licensuar për fluturimin e helikopterëve tjerë, nuk e kishte licensën për helikopterin e sipërpërmendur, shkruan Zëri.info.

Helikopteri i rrëzuar në Kaliforni ishte lejuar të fluturonte vetëm me parimin e fluturimit vizual (VFR), me kusht që shikimi të jetë pesë kilometra larg dhe ret të jenë jo më pak se 300 metra mbi tokë.

Por, shikueshmëria e së dielës ishte aq e keqe, mjegulla ishte e madhe dhe lagështia ishte 100 përqind, kështu që policia e Los Anxhelosit kishte urdhëruar që të gjithë helikopterët të uleshin.

Pilotit Zobajan i ishte dhënë leja speciale e fluturimit nga kontrolli i fluturimit, edhe pse kushtet në atë kohë ishin të pafavorshme.

Los Anxhelos po planifikon një memorial për ish-basketbollistin e ndjerë, por koha dhe vendi nuk dihen ende.

Raportet se stadiumi ‘Memorial Coliseum’ me 80 mijë ulëse mund të jetë vendi ideal./Zëri.info

Më Shumë

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit