21.6 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

As “Pronto II” nuk e zgjon nga gjuni Prokurorinë

Pavarësisht që publikimi serik i incizimeve të dosjes ‘Pronto 2’, për veprimet kriminale të zyrtarëve të lartë të shtetit, që kanë rënë dhe vazhdojnë të jenë akoma ndesh me ligjin, ka arritur numrin dyshifror (dhjetë publikime të tilla), institucionet vendore të sundimit të ligjit janë duke bërë sehir. Analistët politikë, njohësit e fushës së sundimit të ligjit dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës këtë heshtje e shohin si pasojë e lidhjes së ngushtë kriminale të sistemit të drejtësisë me politikën në pushtet, asaj politike që ka qenë dhe vazhdon të jetë mbi ligjin, shkruan gazeta Kosova Sot.

Vetëm dekriminalizimi i kësaj klase politike dhe depolitizimimi i institucioneve të drejtësisë, sipas bashkëbiseduese, mund të krijojë mundësi të funksionalizimit dhe forcimit të shtetit të se drejtës. Analisti politik Florim Zeqa thotë se publikimi i audio-incizimeve me vazhdime të grupit mafioz “Pronto”, më tepër se një fejton i gjatë publicistik, po ngjason në një telenovelë televizive të stilit “Dinastia Pronto”, për faktin e thjeshtë se protagonistët e vjetër po shoqërohen me të rinjtë, duke e bërë të gjatë e të pafund vargun e të inkriminuarve në aferën “Pronto”, për të cilën po hesht drejtësia, por edhe vetë politika që vë bazamentin e ndërtimit të drejtësisë në shtet. Ai thotë se fatkeqësia më e madhe është se për aferën po heshtin kokat kryesore të shtetit.

Ndryshimi do të vijë një ditë

Sipas Zeqës, institucionet shtetërore po heshtin, po heshtin presidenti dhe kryeministri, edhe pse kryeparlamentari po mundohet të luajë rolin e “arbitrit”. Prononcimet e tij janë aq të paqarta dhe konfuze saqë nuk dihet roli i vërtetë i tij në grupin “Pronto”, në ishte urdhërdhënës kryesor apo udhëheqës i grupit,…ngase zoti Adem Grabovci, apo siç po i thonë ndryshe “shefi i shefave”, është vetë njëri nga udhëheqësit, për të mos thënë i fundit në grupin “Pronto”! “Drejtësia vendore – KGJK-ja, KPK-ja, por edhe dhe Ministria e Drejtësisë, si hartuese e politikave të kësaj fushe, po heshtin dhe nuk po reagojnë ndaj përgjimeve që prekin sistemin e drejtësisë, shtyllën kryesore te shtetit, për faktin se janë të kapura dhe të ngulfatur nga grupi “Pronto”, drejtuesit kryesorë të të cilit janë instaluar në majat e pushtetit, me shtrirjen e rrjetit të tyre në të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë edhe sistemin e drejtësisë, të cilët janë pjesë përbërëse e grupit “Pronto”, tha Florim Zeqa.

Sipas tij, shpresa në instalimin e shtetit të së drejtës është mjaft e zbehur. “Këto ditë, derisa bisedoja me një mik timin rreth sistemit të drejtësisë vendore,…i zhgënjyer dhe plot pesimizëm, më tha: “Asnjëherë nuk do të ndryshoj sistemi qeverisës në Kosovë”, të cilit iu përgjigja në këtë mënyrë; “para vitit ’90-të pak kush në Kosovë e besonte se një ditë Serbia do të largohet nga Kosova, andaj i kujtova një proverb italian; “Mai dire mai”, që në shqip i bie “Kurrë mos thuaj kurrë”,…patjetër një ditë do të ndodhë ndryshimi në Kosovë”, ka pohuar Florim Zeqa për “Kosova Sot”

Më Shumë

Kristel Krasniqi rrëmben “Fluturën e Argjendtë” në festivalin për fëmijë në Prizren

Në një atmosferë festive dhe plot emocion, u mbajt me sukses edicioni i 21-të i Festivalit për Fëmijë “Fluturat” në Prizren, në kuadër të...

24-orëshi i Prokurorisë së Prizrenit: Ndalime, paraburgime dhe aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndërmarrë veprime konkrete në funksion të ndjekjes penale. Me urdhër të prokurorit, është ndaluar për...

Lajmet e Fundit