10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe ndaj ambasadorit rus në Poloni

Protestuesit në Poloni hodhën ngjyrë të kuqe ndaj ambasadorit rus, Sergei Andreyev, teksa ai tentoi të vendoste lule në një memorial në Varshavë kushtuar ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe, të cilët vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Protestuesit hodhën ngjyrë ndaj ambasadorit për të kundërshtuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.

Ambasadori Andreyev u rrethua nga protestuesit të cilët mbanin në duar flamurin kombëtar ukrainas dhe brohorisnin “Fashistë, fashistë”.

Ai dhe delegacioni i tij u ndaluan që të vendosnin lule në këtë memorial më 9 maj, ditën kur shënohet mposhtja e Gjermanisë Naziste më 1945.Polonia është një prej kritikeve më të ashpra të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Mbi 3.2 milionë refugjatë ukrainas janë strehuar në Poloni pas nisjes së luftimeve më 24 shkurt./REL

Më Shumë

Vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave inerte në Malishevë

Aksioni për largimin e mbeturinave inerte në territorin e Komunës së Malishevës po vazhdon edhe pas përfundimit të muajit të ambientit, duke u shtrirë...

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Lajmet e Fundit