4.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

PSD-ja mbledh 10 mijë nënshkrime për faljen e gjobave të pandemisë Covid-19

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka njoftuar se deri më tani janë mbledhur 10 mijë nënshkrime të qytetarëve për peticionin për faljen e gjobave të pandemisë Covid-19.

Më tutje Molliqaj shkroi se qindra pejanë e kanë nënshkruar këtë peticion.

“Me qindra pejanë iu bashkangjitën nismës për të falur gjobat e pandemisë COVID-19 duke nënshkruar peticionin. Mbi 200.000 gjoba i janë faturuar qytetarëve. Zbatimi selektiv i ligjit është padrejtësi. Prandaj duhet korrigjuar. E këtë korrigjim do ta bëjë projektligji ynë me 10.000 nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës”,  ka shkruar ai.

Më Shumë

Liria përmbys 2 Korrikun, fiton tri pikë të mëdha

Liria ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Prizren, 3:1 ndaj 2 Korrikut në kuadër të Ligës së Parë, duke përmbysur rezultatin pas golit të...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit