Zyrtare: Spalletti, trajner i Napolit

Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i Napolit për dy sezonet e ardhshme.

Kjo u bë e ditur nw Twitter nga presidenti i Klubit, Aurelio De Laurentiis, duke shtuar se është i lumtur që Spalletti i është trajneri i ri.

“Unë jam i kënaqur të njoftoj se Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i Napolit duke filluar nga 1 korriku. Mirë se vjen Luciano, së bashku ne do të bëjmë një punë të shkëlqyeshme”, ka thënë Laurentiis.

Spalletti do ta zëvendësoj Gattuson që ishte deri tani trajner i Napolit për një vit e gjysmë.

Ish-trajneri i Interit dhe Romës tashmë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, paga e tij sillet midis 2 milion e 700 mijë euro dhe 2 milion e 800 mijë euro.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Lajmet e Fundit