Hyseni: Zyrtarët e lartë të LDK-së po e mbrojnë dhe rehabilitojnë Kurtin më shumë se eksponentët e LVV-së

Skender Hysenit deri më tani nuk i ka pëlqyer puna e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së.

Zyrtari i LDK-së, Skender Hyseni ka thënë se është herët për të vlerësuar pozitën e Lumir Abdixhiku në krye të LDK-së.

“Më duhet të them publikisht se në shumicën e rasteve deri më tani nuk pajtohem me vendimet e Lumir Abdixhikut”, deklaroi Hyseni në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Ai thotë se nuk i kanë pëlqyer shumë zyrtarë të lartë në LDK që sipas tij po bëjnë rehabilitimin e Albin Kurtit.

“Më kanë lënë shumë shije të keqe paraqitjet e shumë zyrtarëve të lartë të LDK-së në media. Edhe këto dy-tri netët e fundit kam parë top-zyrtarë të lartë të LDK-së që i bëjnë mbrojtje publike, rehabilitim zotit Kurti që nuk e kam dëgjuar edhe nga eksponentët e Vetëvendosjes. Kam përshtypjen që më shumë ata po e mbrojnë Albin Kurtin se Vetëvendosje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se LVV i ka të tri pozitat shtetërore dhe sipas tij duhet një opozitë e fortë për të mbrojtur demokracinë.

Sipas tij deri më tani opozita ka qenë shumë e dobët në raport me kritikat ndaj qeverisë./Telegrafi/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve komunalë të Suharekës: Rrugët nuk u ndërtuan kurrë, por pagesat u kryen

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, prej të cilëve katër janë zyrtarë komunalë, ndërsa dy të tjerë janë pronarë të...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit