7.3 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

PSG dëshiron që ta shesë Guedes

Paris Saint-Germain dëshiron që ta shesë futbollistin Goncalo Guedes.

Ata e kishin huazuar portugezin te Valencia në gusht të vitit të kaluar, dhe lojtari po kalon në formë të mrekullueshme me “lakuriqët”.

Lideri i Ligue 1 është nën presion nga Fair Play financiar për të shitur lojtarë, marrë parasysh shumat marramendëse që ata kanë harxhuar në Neymar-in dhe Mbappe-në, andaj 21 vjecari pritet të shitet gjatë janarit.

Valencia është njëra nga klubet e intersuara në blerjen e tij, dhe Le Parisien kishte raportuar në dhjetor se ata do ta blenin Guedes-in për 35 mlionë euro.

Më Shumë

P.C Prizreni fiton ndaj Dritës pas vazhdimeve

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore dramatike ndaj Dritës me rezultat 109:108, pas një ndeshje tejet interesante që u vendos në kohën shtesë. Koha e...

Rahovec, mbahet takimi i këshillit organizativ për 17 Shkurtin

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Rahovecit, Betim Zllanoga, u zhvillua takimi i këshillit organizativ për nder të 17 Shkurtit, përvjetorit të Pavarësisë...

Lajmet e Fundit