8.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Puna e prokurorive të Kosovës vlerësohet nën mesatare

Prokuroria e Shtetit-logoShumë shifra janë bërë publike në raportin e koordinatores kombëtare për luftimin e korrupsionit.

Por, Laura Pula nuk ka dhënë asnjë detaj se kush është akuzuar për këtë kohë, pavarësisht se aktakuza është dokument publik në bazë të ligjeve në fuqi, raporton KTV.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial e kanë vlerësuar punën e Prokurorive të Kosovës si nën mesatare sa i përket rasteve të korrupsionit.

Nga 866 raste të korrupsionit në gjithë Kosovën, shumë pak kanë përfunduar me aktakuza, sepse më shumë se 50 për qind e hetimeve kanë pushuar ose janë hedhur poshtë kallëzimet penale.

Për të gjetur shkakun e hedhjes poshtë të kallëzimeve penale, Pula ka kërkuar të formohet një Komision punues, por ideja e saj nuk ka marrë përkrahje.

Ministri i Drejtësisë ka shtuar se, me gjithë këshillat e shumtë që merren me luftën e korrupsionit, Këshilli Prokurorial do të duhej të ishte e vetmja adresë për këtë.

Më Shumë

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës...

Malisheva ia thellon krizën Prishtinës, e mposht në ‘Liman Gegaj’

Malisheva ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës. Vendasit ishin dukshëm më të mirë për të...

Lajmet e Fundit