Konfiskohen thika e shufra hekuri nëpër shkollat e Prizrenit

Gjimnazi Gjon BuzukuPolicia në Prizren ka bërë disa kontrollime në shkollat e këtij qyteti. Drejtori i PK-së në Prizren, Nexhmi Krasniqi tha se gjatë këtij kontrollimi në shkolla janë konfiskuar katër thika dhe disa shufra hekuri.

“Ky operacion është ndërmarrë pas kërkesës që Drejtori e Arsimit, ka kërkuar që nxënësit t’i nënshtrohen kontrolleve të befasishme me qëllim që siguria në shkolla të jetë sa më e lartë”, ka thënë drejtori i Arsimit Nexhat Çoçaj, transmeton TVPZ.

“Për vetë faktin se janë gjetur këto mjete të forta në çantat e nxënësve, kjo është mjaft shqetësuese , andaj ne kërkojmë që kontrollet e policisë të jenë të herpashershme”, ka thënë Çoçaj.

Drejtori rajonal Policisë Nexhmi Krasniqi, bëri të ditur gjithashtu se, një kontroll i tillë është bërë edhe në shkollat e komunës së Dragashit, ku edhe atje janë gjetur mjaft mjete të forta në çantat e nxënësve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit