10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pushimet, libri një mik i mirë që të shoqëron

Libri5-25Në stinën e pushimeve, libri gjithmonë është një mik i mirë që të shoqëron dhe që nuk duhet të mungojë në bagazhet tuaja. Ka shumë nga ata që mendojnë se një udhëtim është gjithmonë më i mirë nëse në valixhe ka diçka për të lexuar.

Në një kohë kur nuk janë të paktë ata që heqin dorë edhe nga pushimet, për shkak të mundësisë financiare, shumë të tjerë, mendojnë se çfarë të zgjedhin, libra të rinj që ngjallin kërshëri, apo klasikët e vjetër për nostalgji.
Në një intervistë pronarja e një prej librarive në qytetin e Korçës, Donika Gjolli, tregon per ATSH-ne se si është përqendruar vëmendja e lexuesit në tregun e librit gjatë këtij sezoni veror, dhe cilët janë titujt dhe autorët më të kërkuar.

Dy janë librat që i janë shtuar stendës së kësaj librarie gjatë kësaj jave. “Alef” i Paulo Coelho, i një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Alef, vepra e Coelho-s, na fton të hidhemi në veprim. Sepse vjen një çast kur ndiejmë nevojën për të pyetur veten si e jetojmë jetën, a jemi atje ku duam të jemi dhe a bëjmë atë që duam të bëjmë.

Një tjetër libër i shtuar gjatë kësaj jave është edhe “E lidhura ngushtë me ty” i Sylvia Day, roman i serisë “Crossfire”. Sylvia Day është shkrimtarja nr.1 më e shitur në listën e “New York Times-it”, si edhe në mbarë botën. Libri vlerësohet si një romancë erotike që nuk duhet humbur, si një histori me ngarkesë të madhe emocionale dhe një rrëfim që të bën t’i shfletosh faqet me rrëmbim, e të kërkosh që kjo seri të mos mbarojë.

Përsa i përket librave më të shitur të kësaj periudhe, znj. Gjolli shprehet se si më të preferuar ngelen romanet, gjithashtu edhe enciklopeditë. Një numër të madh shitjesh, në këtë sezon, kanë edhe librat për fëmijë, të bëra enkas për stinën e verës.
Si romanet më të shitura mund të veçojmë Triologjinë “Pesëdhjetë Hijet” e E L James: “Pesëdhjetë Hijet e Greit”, “Pesëdhjetë Hije më të errëta”, “Pesëdhjetë Hije të çliruara”. Librat janë romantikë, çlirues dhe kryekëput përthithës, këto janë romane që ju pushtojnë dhe do të mbeten gjithmonë me ju. Kur Ana Stilli takoi për herë të parë sipërmarrësin e ri të talentuar, të shkatërruar, Kristian Grei, kjo ndezi shkëndijën e një lidhjeje sensuale që ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme jetët e të dyve. Ana e kishte ditur gjihmonë që dashuria për Pesëdhjetë Hijet e saj nuk do të ishte e lehtë dhe jeta e përbashkët i vë përpara sfidash që asnjëri prej tyre nuk i kishte parashikuar. Librat janë botuar nga “Dritan Tirana” dhe kushtojnë nga 1500 lekë.

Një tjetër roman i parapëlqyer nga lexuesit korçarë gjatë kësaj vere është edhe “Princesha” një roman tronditës nga Jean Sasson, historia e vërtetë e një jete fshehur pas perçes, Brenda Familjes Mbretërore të Arabisë Saudite. Ky roman është botuar nga “Ombra GVG” dhe kushton 1000 lekë.

“Delikatesa” i David Foenkinos, shqipëruar nga Edmond Tupja, fitues i 10 çmimeve letrare, përkthyer në 30 gjuhë të botës, është një tjetër libër i kërkuar për këtë sezon. Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve të saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet…

“Zgjedhja e librave varet edhe nga shijet e secilit, por librat e thjeshtë për t’u kuptuar dhe jo libra që kërkojnë përqëndrim, janë sugjerimi më i mirë në stinën e nxehtë të verës” thotë Gjolli.

Për shumë njerëz vera konsiderohet si periudha më e mirë për të lexuar. Të çliruar nga ngarkesat e ditëve në punë, leximi i një libri gjatë pushimeve në plazh është një zgjedhje e mirë që shumë vetë e preferojnë. Kjo është edhe një nga arsyet se përse shumica preferojnë libra rozë, apo të lehtë për t’u lexuar gjatë pushimeve.

Më Shumë

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Lajmet e Fundit