9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Pushtetarët e Prizrenit lavdërohen, qytetarët ankohen

Kryetari i komunës se Prizrenit, Ramadan Muja, në debatin e dytë për këtë vit me qytetarët, ka raportuar për punën dhe realizimin e projekteve për gjashtëmujorin e parë.

Ai tha se, Komuna e Prizrenit ka arritur një varg suksesesh, por ende ka punë për tu bërë.

Po ashtu edhe drejtorët komunal kanë raportuar për të arriturat dhe sfidat që kanë patur dikasteret e tyre gjatë këtij gjashtëmujori. Drejtori i arsimit Nexhat Çoçaj, tha se, infrastruktura arsimore po shkon çdo ditë e më shumë drejt përsosmërisë, ndërsa sfidë për këtë periudhë ishin pagesat e punonjësve të ri.

Drejtori i Urbanizmit dhe planifikimit hapësinor Njazi Kryeziu, tha se drejtoria për të cilën ai përgjigjet ka arritur të pranojë 817 lëndë, ku 2016 prej tyre janë miratuar, ndërsa sa i përket legalizimeve, janë pranuar 27 mijë aplikacione.

Ndërkaq, kanë pasuar edhe shqetësimet e qytetarëve. Ata më shumë janë fokusuar në çështjet sociale, bllokimi i trotuareve, por nuk i lanë anash as mangësitë në infrastrukturë, sidomos në zonat rurale.

Përfaqësues të Zojzit dhe lagjes “Arbana” kërkuan më shumë angazhime në përmirësimin e jetës së popullatës, ndërsa banorë të Lutogllavës thanë se në këtë lokalitet nuk është investuar asnjë cent nga komuna.

Në infrastrukturë, drejtori i shërbimeve publike Hasan Hasani, tha se, të gjitha ato probleme që janë nën juridiksionin lokal, do të marinë fund, pasi një sërë projektesh janë duke u realizuar, ndërsa të tjera janë në planifikim.

Ndërsa për bllokimin e trotuareve, drejtori i inspektorateve Bedri Bytyqi , tha se së shpejti do të zgjidhen edhe këto shqetësime të adresuara nga qytetarët.

Debati i parë me qytetarë është mbajtur në muajin mars, ndërsa ky ishte i dyti e sipas zyrtarit për informim Ymer Berisha, planifikohen të mbahen edhe dy takime të tjera me qytetarë deri në fund të vitit. /TV Prizreni/

Më Shumë

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid në Prizren drejt përfundimit

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid po i afrohen fazës përfundimtare dhe po realizohen me kujdes të shtuar profesional, duke respektuar vlerat autentike të këtij...

Nikprelaj te Ballkani

FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, i cili transferohet nga Deçiçi i Tuzit. 21-vjeçari, me gjatësi 1.94 metra, vjen për të përforcuar...

Lajmet e Fundit