Pushteti me veprime të “befasishme” rreth Speciales

Alarmi për rrezikun e shfuqizimit të Gjykatës Speciale do të mbahet i ndezur edhe këtë javë.

Kjo, ngase ka përpjekje që të ringjallet iniciativa për paralizimin e kësaj gjykate, në të cilën mund të ndërmerren edhe veprime të “befasishme”.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paralajmëruar të mbahej për të hënën, e ku do të vihej në rend dite kjo çështje, është shtyrë për të mërkurën në orën 11:00, shkruan Koha Ditore.

Ndërkohë është larguar edhe rendi i ditës. Fillimisht, mes shumë pikave të tjera figuronte edhe ajo që fliste për procedimin e projektligjit për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special, si dhe kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së për seancë të jashtëzakonshme, në të cilën synohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara. Por në versionin e fundit, përveç orës kur do të mbahet mbledhja e Kryesisë, nuk figuron edhe rendi i ditës..

Më Shumë

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Lajmet e Fundit