6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Qasja e Komunës së Prizrenit ndaj kulturës, absurde për “DokuFestin”

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Komunën e Prizrenit ka dërguar një propozim te kryetari Ramadan Muja, që ky i fundit të mbështesë me 23 mijë e 500 euro shtatë festivale të ndryshme kulturore që mbahen në territorin e kësaj komune.

Operatorët kulturorë kanë vlerësuar se kjo qasje e qeverisë lokale është në mospërputhje me planifikimet strategjike të pushtetit lokal për ta vendosur kulturën si shtyllë kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social, shkruan sot “Koha Ditore”.

Propozimi i DKRS-së ende nuk është formalizuar si vendim dhe pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ekzekutivit lokal, që mbahet sot (e martë).

Drejtoria e Kulturës në propozimvendim ka parë të arsyeshme që këtë vit festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” të mbështetet me 10 mijë euro, “Hasi Jehon” me 5 mijë, “Zgjimi me Art” me 2 mijë e 500 euro, “Autostrada Biennale” me 1 mijë e 500, pastaj “OldTimer Fest” me 1 mijë e 500 euro, “NgomFest” me 1 mijë euro, dhe “Takimet e Gjeçovit” me 2 mijë euro.

Shuma e propozuar për këto ngjarje kulturore, sipas Eroll Bilibanit, drejtor ekzekutiv i “DokuFestit”, nuk është adekuate. (Koha Ditore)

Më Shumë

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur...

Opoja i jep lamtumirën e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani

Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë e fetarë dhe shumë qytetarëve, sot në fshatin Zapllugje të Opojës, në komunën e Dragashit, iu dha...

Lajmet e Fundit