2.1 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Qazim Morina: PDK-ja të mos ‘keqpërdorë’ reformatizimin e Ekzekutivit të Prizrenit

Gazetari Qazim Morina thotë se PDK-ja nuk duhet të ‘keqpërdorë’ ndryshimin e paralajmëruar në Ekzekutivin e Prizrenit. Sipas tij, nëse ndodh ajo që po flitet rreth lakimit të emrave të drejtorëve të rinj të Komunës, “atëherë shpejt kemi me i lyp këta ish- drejtorët që kanë qenë”.

“Shpresoj që dega e PDK-së nuk e “keqpërdor” ndryshimin e paralajmëruar për të bërë regres, por për të përmirësuar imazhin e krijuar, pra për progres”, shkruan Morina në Facebook.

PDK-ja ka filluar reformatizimin e qeverisë lokale në Prizren. Në kuadër të këtij reformatizimi , dy drejtorë janë larguar nga postet e Ekzekutivit të Prizrenit.

“Mendoj se edhe ish-drejtorët nuk kanë qenë të të njëjtit ‘kallup’ dhe se dikush të ndëshkohet për tjetrin”.

“ Aq më tepër nëse në vend të tyre të vjen ndonjë “sekser” i caktuar”.

“Sido që të jetë në këto ndryshime do të shihet edhe roli dhe qasja ndaj Prizrenit e kryetarit të ri të PDK-së, K. Veselit”.

“Konsideroj se ndërhyrja e tij, do të jetë edhe për ata që rizgjedhen”.

“Prizreni meriton vëmendje e seriozitet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyliha Miloti feston 80-vjetorin e lindjes

Artistja ikonë e humorit shqiptar, Zyliha Miloti feston sot 80-vjetorin e lindjes. E lindur dhe e rritur në Shkodër, Miloti i ka dhënë skenës së...

Dorëheqje në LDK-në e Prizrenit: Sadik Memaj largohet nga funksionet, kritikon mënyrën e vendimmarrjes

Kryetari i Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Korishë të Prizrenit, Sadik Memaj, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij...

Lajmet e Fundit