8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Qeveria ‘Mustafa’ i ka ditët e numëruara

Analistë politikë dhe deputetë të opozitës theksojnë se ky pushtet po e humb krejtësisht besimin, për shkak të mashtrimit të madh që u ka bërë qytetarëve, dhe për shkak të instalimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet e pushtetit

Raporti më i ri i UNDP-së, që mat besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës në institucionet e tyre, sipas analistëve politikë dhe opozitës, vlerësohet si një nga raportet më negative që nga legjislatura e parë e këndej. Kjo humbje e madhe e besimit në institucionet e zgjedhura nga qytetarët vetëm para një viti, është dëshmia më e fortë, që tregon se kjo Qeveri e dështuar për një vit të punës po e humb edhe legjitimitetin e marrë në zgjedhje me premtime mashtruese dhe blerje e vjedhje të votës. Kjo situatë cilësohet edhe si një paralajmërim për një proces të ri të parakohshëm zgjedhor më së voni vitin e ardhshëm.

Deputeti i lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Ismail Kurteshi, konsideron se ky pushtet po e humb besimin për shkak të mashtrimit të madh që u ka bërë qytetarëve. “Ndjeshmëria karshi korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të tjera negative po rritet me shpejtësi edhe në mesin e qytetarëve të rëndomtë, të cilët po i ndiejnë drejtpërdrejt pasojat”, tha Kurteshi për “Kosova Sot”. Ai është i sigurt se vetëm me daljen e shpejtë në rrugë nga qytetarët e pakënaqur, kjo Qeveri do të detyrohet të vetëdorëzohet për t’u liruar rrugë zgjedhjeve të reja…/kosova sot/

Më Shumë

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të...

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca në rastin e Dibran Hoxhës (“Kobra”) për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin...

Lajmet e Fundit