2.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen e Afrim Bunjakut

Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro për familjen e rreshterit policor, Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën e 24 shtatorit nga terroristë serbë në Banjskë të Zveçanit. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se është obligim i Kosovës përball vetëmohimit të Afrimit, dhe veprës heroike që ai la.

Kurti ka thënë se pas dokumentit të pjesëmarrjes së Radojiçiqit në sulmin e së dielës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, është “jetike” pluralizmi politik te serbët. “Pas dokumentimit të pjesëmarrjes së nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojciq, është vërtetuar një gjë që meriton vëmendjen e të gjithëve, rëndësia jetike e ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë. Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm, serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë”, tha Kurti.

Më Shumë

Dosja e Prokurorisë/ Ja si ndodhi shpërthimi në Tregun e Kafshëve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, të enjten, ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prizren, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit R.M,...

Shpallet i pavlefshëm Ligji për caktimin e çmimeve të produkteve bazike

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur për aktgjykimin në rastin 173/22, me parashtrues Arben Gashi dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të...

Lajmet e Fundit