Qeveria e Ramadan Mujës përbëhet nga njerëz të paditur

SinanAlia-pdkKryetari i Nismës në Prizren, Sinan Aliaj ka thënë se Qeveria e Ramadan Mujës, përbëhet nga njerëzit më të paditur që ka Prizreni.

“Kam takur shumë zyrtarë të komunave të tjera të Kosovës, dhe fatkeqësisht më të paditur se zyrtarët e qeverisë së Prizrenit nuk kam takuar”, ka thënë Aliaj në emisionin “Kontakt” të TV Opinion-it.

Sipas tij, qyteti i Prizrenit po keqqeveriset në mënyrën më të keqe të mundshme.

Sinan Aliaj ka folur edhe për zhvillimin politik të Nismës në Prizren. Ai ka thënë se Nisma në Prizren, ka filluar të zgjerohet me themelimin e nëndegëve.

“Ne kemi filluar t’i themelojmë edhe nëndegët nëpër qytet dhe fshatra të Prizrenit”, ka treguar ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Lajmet e Fundit