7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

“Othello” premiera e parë sivjet e Baletit Kombëtar të Kosovës

Othello premieraPas më shumë se 30 vitesh koreografi Pëllumb Agalliu kthehet në Kosovë por jo në rolin e asistentit. Ai tani do të jetë kësaj radhe koreografi i cili do të sjellë premierën e parë për vitin 2015-të me trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës, me shfaqjen “Othello”.

Në shfaqjen e baletit që do të realizojë Agalliu, Othello nuk bën luftë konkrete por shpirtërore. Koreografi mëton të paraqesë anën filozofike të një njeriu që arriti rezultate të mëdha dhe për shkak të xhelozisë i humb më pas të gjitha. E megjithatë fokusi kryesor i rrëfimit do të jetë në intrigën që fsheh vepra e famshme e Shekspirit.

Në një rrëfim për KultPlus, Pëllumb Agalliu tregoi se trupën e Baletit të Kosovës e njeh më shumë se 30 vite më parë, në bashkëpunimin në baletin “Halili dhe Hajria”.

“Me drejtorin Brahimaj kishim kohë pa u takuar dhe kështu kur u pamë në Tiranë biseduam dhe ramë dakord që të sjellim një vepër siç është “Othello”, një dramë e fortë për të cilën trupa e Kosovës ka nevojë. Kjo është dita e dytë e provave që është shumë e kënaqshme pasi që të gjithë janë të pasionuar dhe punojnë me vullnet. Unë punoj në shumë trupa të mëdha botërore por trupa e Kosovës është më e veçantë sepse e duan shumë profesionin dhe besoj që ideja do të dal ashtu siç e kam planifikuar”, u shpreh Agalliu.

E për drejtorin e Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimajn, është një nostalgji e kthimit të Agalliut në Kosovë.

“Është një koreograf me eksperiencë i cili ka qenë një balerin shumë i mirë dhe unë kam pasur besim tek ai që do ta bëjë një shfaqje të mirë. Dëshira e tij dhe e jona është përputhur dhe ne jemi marrë vesh për fillimin e premierës së parë për sivjet qysh para një viti. Dje ka filluar provat meqë më 24 ka pas një premierë në Baku ku edhe është duke jetuar. Shfaqja do të jetë shumë interesante, do të jetë më shumë balet dramë”, tha për KultPlus Brahimaj.

Kjo premierë do të shfaqet me 26 shkurt me fillim nga ora 20:00, ne Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

Italia vijon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Europës dhe mesjava në kompeticionet europiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse. Madje,...

Lajmet e Fundit