Qindra të arrestuar në protestat e së dielës në Rusi

Policia ruse arrestoi qindra protestues të dielën, ndërsa mbështetësit e kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny filluan të dilnin në rrugë për të dytën fundjavë.

Duke sfiduar arrestimet dhe përndjekjen kriminale, protestat e para u zhvilluan në Siberi dhe Lindjen e Largët të Rusisë, duke përfshirë edhe qytetin Vladivostok.

Bashkëpunëtorët e zotit Navalny bënë thirrje sërish për protesta gjithëkombëtare përpara procesit gjyqësor ndaj tij që pritet të fillojë të martën.

Më shumë se 250 arrestime i paraprinë një tubimi të pritur në Moskë, ku demonstratat janë zakonisht më të mëdhatë.

Policia e Moskës njoftoi mbylljen e shtatë stacioneve të metrosë dhe kufizoi lëvizjen e këmbësorëve në qendër të qytetit.

Autoritetet urdhëruan gjithashtu mbylljen e disa restoranteve dhe dyqaneve në qendër të qytetit dhe devijuan transportin.

Alexei Navalny u arrestua me 17 janar pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku kishte qëndruar pesë muaj për t’u shëruar nga helmimi me një agjent nervor. Arrestimi i tij nxitit protesta mbarëkombëtare një javë më parë në rreth 100 qytete dhe sipas njoftimeve, rreth 4 mijë veta u arrestuan.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar me forcë arrestimin e zotit Navalny dhe qindra arrestimet e javës ë kaluar dhe kanë kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit