QKUK-ja, me çmimore në favor të klinikave private

QKUK5-24Qendra Klinike Universitare e Kosovës po planifikon që pas fillimit të zbatimit të Ligjit mbi sigurimet shëndetësore të funksionojë me çmime shumëfish më të larta sesa çmimet aktuale, shkruan sot Koha Ditore.

Çmimet e disa shërbimeve do të jenë disa herë më të larta se në klinikat private. Kjo qendër spitalore ka bërë një çmimore të cilën e ka quajtur definitive, me të cilën janë normuar për së dyti materiali shpenzues dhe shërbimet.

Nga të dhënat që ka siguruar gazeta ka dallime astronomike mes çmimeve aktuale dhe çmimeve që planifikohen të normohen. Por përveç kësaj kjo qendër po planifikon që të blejë edhe materialin shpenzues më shtrenjtë sesa materiali që shitet në barnatore.

Kësisoj QKUK-ja do të paguajë për 1 litër dezinfektues (Anti-Bakterial) 14.90 euro. Gazeta ka siguruar edhe disa llagerë (çmimore) të depove private për furnizim me produkte shëndetësore për barnatore. Në të gjitha këto çmimore nuk ka asnjë dezinfektant me çmimin më të lartë se 3.38 euro për 500 mililitra. Sipas kësaj çmimoreje QKUK-ja do të paguajë për produktin e njëjtë tetë euro më shumë. Gazeta i ka shikuar çmimet edhe në barnatore private. Një dezinfektant sasi prej 500 mililitrash kushton nga 3.80-4.80.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Kosova voton sot

Në breg të detit

Lajmet e Fundit