QKUK sqaron pse ua ka ndaluar shfrytëzimin e pushimit vjetor mjekëve dhe infermierëve

Mjekë dhe infermierë janë ankuar në adresë të Gazetës Shneta për ndalimin e shfrytëzimit të pushimit vjetor në punë gjatë kohës së pandemisë.

Menaxhmenti i QKUK-së ka treguar se pushimi nuk është lejuar për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, duke përfshirë mjekët dhe infermierët.

“Për shkak të gjendjes emergjente të shpallur si pasojë e Covid-19, nuk është lejuar pushimi i mbetur i të gjithë punëtorëve shëndetësor, jo vetëm infermierëve, por edhe mjekëve dhe të punësuarve të tjerë. ShSKUK është në koordinim me Msh, pasi që ende është e shpallur gjendja emergjente në shëndet publik”, thuhet në përgjigjen e menaxhmentit.

QKUK thotë se kjo masë për ndalimin e shfrytëzimit të pushimit do të vlejë deri në një vendim tjetër.

“Deri në një vendim tjetër do vlejë rregulli për mos lejim të pushimeve. Shfrytëzimi i pushimeve është e drejtë ligjore që gëzon secili i punësuar dhe ato do të lejohen po sa të ketë një vendim për lejimin e tyre”, thuhet në përgjigje.

Më Shumë

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Lajmet e Fundit