Qosja kundër koalicionit PDK-LDK

Rexhep QosjaAkademik Rexhep Qosja ka thënë se një koalicion i mundshëm ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, pas zgjedhjeve parlamentare, do të krijonte sundim gjithëpartiak, totalitar në Kosovë.
Qosja në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së do ta bënte të mundshëm shtimin e pamatshëm të korrupsionit, plaçkitjen e pasurisë kombëtare, nepotizmin, partisimin e të gjitha bërthamave institucionale dhe shuarjen e dhunshme të opozitës.

“Krijimi i koalicionit eventual mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Partisë Demokratike të Kosovës me traditë përkushtuese ndaj Shqipërisë dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës me traditë përkushtuese ndaj Jugosllavisë, domethënë të krijosh sundim gjithëpartiak, në të vërtetë totalitar në Kosovë. Dhe ky koalicion, objektivisht, do ta bënte të mundshëm një shpërdorim shumë më të madh se deri tani të demokracisë në Kosovë: do ta bënte të mundshëm shtimin e pamatshëm të korrupsionit, plaçkitjen e pasurisë kombëtare, nepotizmin, partisimin e të gjitha bërthamave institucionale dhe shuarjen e dhunshme të opozitës dhe të mendimit e të shprehjes së lirë në Kosovën protektorat, çka edhe është sot ajo”, ka shkruar Qosja.

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit