Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha dhe kryesuesi i KTK-së, Arbnor Morina, kanë folur sot rreth shkatërrimit të fundit në një objekt të mbrojtur të QHP-së në rrugën “Marin Barleti”.
Drejtuesit e këtyre institucioneve janë të shqetësuar për rrënimet dhe shkatërrimet në këtë zonë të veçantë të Prizrenit, të cilat janë duke ndodhur në një periudhë të shkurtër kohore me ç’rast rasti i fundit i shkatërrimit është i pesti me radhë. Ata thanë se objekti i fundit i shkatërruar posedon vlera të veçanta të trashëgimisë kulturore.
Drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha thotë se para dy vitesh ka adresuar çështjen e mbrojtjes së këtyre objekteve në nivelin lokal dhe ministrisë. Por, ai thotë se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
“Qysh para dy vitesh ne kemi adresuar çështjen e mbrojtjes së këtyre objekteve në nivelin lokal dhe ministrisë , por deri më tani asgjë konkrete nuk është bërë në këtë drejtim”, tha ai.
Ndërsa, kryesuesi i KTK-së, Arbnor Morina thotë se para dy jave është kërkuar formimi i një fondi emergjent për ndërhyrje urgjente në objektet që ndodhen para shkatërrimit.
“Ne para dy jave kemi kërkuar formimin e një fondi emergjent për ndërhyrje urgjente në objektet që ndodhen para shkatërrimit, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse”, tha ai.
Morina thotë se rrënimet dhe shkatërrimet e këtyre objekteve të trashëgimisë janë rrjedhojë e neglizhencës 17 vjeçare të institucioneve përkatëse që është dashur të merren me këtë problematikë.
Ndërkaq, edhe drejtori i organizatës jo qeveritare “EC Ma Ndryshe”, Hajrullah Çeku, i cili ka qenë ndër më të zëshmit në këtë çështje, tha se këto janë duke ndodhur për shkak se institucionet po qëndrojnë indiferente ndaj zhvillimeve në Qendrën Historike të Prizrenit.
Ne gjatë ditës jemi orvatur të kontaktojmë edhe zyrtarë të Task Forcës për QHP-në , por kontakti me ta ka qenë i pamundur. /TV Prizreni/
EDHE DREJTUESIT E QRTK-së DHE KTK-së NË PRIZREN TË SHQETËSUAR ME FENOMENIN E DËMTIMEVE TË OBJEKTEVE TË MBROJTURA NË QENDRËN HISTORIKE Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha, dhe kryesuesi i KTK-së, Arbnor Morina, kanë folur sot rreth shkatërrimit të fundit në një objekt të mbrojtur të QHP-së në rrugën “ Marin Barleti”. Drejtuesit e këtyre institucioneve janë të shqetësuar për rrënimet dhe shkatërrimet në këtë Zonë të veçantë të Prizrenit, të cilat janë duke ndodhur në një periudhë të shkurtër kohore me ç’rast rasti i fundit i shkatërrimit është i pesti me radhë. Ata thonë se objekti i fundit i shkatërruar posedon vlera të veçanta të trashëgimisë kulturore. Drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha, thotë se qysh para dy vitesh ne kemi adresuar çështjen e mbrojtjes së këtyre objekteve në nivelin lokal dhe ministrisë , por deri më tani asgjë konkrete nuk është bërë në këtë drejtim , thotë ai. Ndërsa kryesuesi i KTK-së, Arbnor Morina, thotë se ne para dy jave kemi krijuar formimin e një fondi emergjent për ndërhyrje urgjente në objektet që ndodhen para shkatërrimit , por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse . Kryesuesi Morina, thotë se rrënimet dhe shkatërrimet e këtyre objekteve të trashëgimisë janë rrjedhojë e neglizhencës 17. vjeçare të institucioneve përkatëse që është dashur të merren me këtë problematikë. Ndërkaq, edhe drejtori i organizatës jo qeveritare “Ec Ma Ndryshe”, Hajrullah Çeku, i cili ka qenë ndër më të zëshmit në këtë çështje, tha se këto janë duke ndodhur për shkak se institucionet po qëndrojnë indiferente ndaj zhvillimeve në Qendrën Historike të Prizrenit. Ne gjatë ditës jemi orvatur të kontaktojmë edhe zyrtarë të Task Forcës për QHP-në , por kontakti me ta ka qenë i pamundur…
Gepostet von Televizioni Prizrenit am Freitag, 6. Mai 2016