4.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

QRTK-ja në Prizren: Ish- objektit të “Farmakos”-it, i ka mbetur vetëm struktura e oxhakut

Ish- objekti i fabrikës së barnave “Farmakos” në Prizren, është djegur tërësisht.

Në të ka mbetur vetëm struktura e oxhakut.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore(QRTK) në Prizren, kërkon nga komuna që të bëjë pastrimin e vendit.

“Të bëhet pastrimi i lokacionit, me qëllim të ofrimit të kushteve për të bërë incizimin e gjendjes aktuale”, thuhet në kërkesën e QRTK-së në Prizren, shkruan “PrizrenPress”.

“Pastrimi të bëhet në mënyrë manuale, me kujdes të shtuar, nën mbikëqyrjen e ekipit të QRTK-së së Prizrenit”.

“Të merren masat për sigurim të parcelës, me qëllim të mënjanimit të hyrjes së pakontrolluar në vend të ngjarjes”.

“Pas pastrimit të terrenit dhe krijimit të kushteve të përsheshëm për punë, zyrtarët e QRTK-së në Prizren, do të angazhohen për hartimin planit të gjendjes ekzistuese, si dhe do të hartohet projekti i rikonstruimit të ndërtesës, duke u bazuar në të dhënat arkivore”.

Më datën 08.02.2020, rreth orës 19:30, për arsye ende të panjohura, është djegur objekti i “Farmakosit”

“Ndërtesa, është ndërtuar gjatë viteve 1923-1929, dhe ka shërbyer si Stacioni Bakteriologjik, e cila më vonë është quajtur Enti i Shëndetit Popullor”.

“Sipas burimeve, ndërtesa është ndërtuara nga fondi i dëmshpërblimit ushtarak të Austro-Hungarisë, dhe njihej si Ndërtesa Austriake”.

Ndërtesa ka qenë e ndërtuar nga konstruksioni i drurit, në bodrum, përdhese dhe kat.

“Nga tiparet arkitektonike shquhej fasada nga druri e ngjyrosur me ngjyrë të gjelbër, dhe kulmi i pjerrtë dy ujor”.

“Pas themelimit të fabrikës për prodhime farmaceutike dhe kimike “Farmakos” në vitin 1963, kjo ndërtesë është përfshirë në kuadër të fabrikës, ku ka shërbyer sektori Komercial”.

“Ndërtesa gjatë 10 viteve të fundit ka qenë e pashfrytëzuar, ku pas kaplimit të zjarrit është dëmtuar tërësisht, dhe tani më ka mbetur vetëm struktura e oxhakut nga tullat e argjilës”.

“Parcela në fjalë, gjendet në kuadër të ish-fabrikës së barnave “Farmakos”, e cila gjithashtu gjendet në kuadër të Kompleksit Nënkalaja, Pantelija dhe Potokmahalla”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Temperaturat sot në Kosovë deri në 11 gradë celcius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2gradë...

Prishtina-Ballkani, derbi i javës në “Fadil Vokrri” – vëmendja edhe në Suharekë

Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit pritet të jetë ndeshja kryesore e kësaj të diele në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Sfida do...

Lajmet e Fundit